Ndërron jetë në moshë të re ish-truproja i Hashim Thaçit

Ka ndërruar jetë ish-truproja i Hashim Thaçit, Ilir Qallapeku.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në një spital të Shkupit pas një sulmi në zemër.

Qallapeku ka qenë për shumë vite truprojë e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka bërë me dije i vëllai, Mirsad Qallapeku.

“Njoftim mortor, sot na la vellau ynë, më i dashuri ynë ilir Qallapeku njëherit ish-ushtar i UÇK”

Për vdekjen e tij, ka njoftuar edhe ish-këshlltari i Thaçit Ismail Syla.

“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e Ilir Qallapekut”, ka shkruar ai.