Ndahet nga jeta kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim në Greqi

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim në Greqi, Fofi Gennimata, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, pas një beteje me kancerin në spitalin Evangelismos, ku po trajtohej.

Ceremonia mortore për lideren socialiste do të bëhet të mërkurën, 27 tetor, në orën 10:00 në Dioqezën e Athinës.

Fofi Gennimata lindi në Ampelokipi të Athinës në vitin 1964 dhe ishte e bija e George Gennimata, anëtar themelues dhe ministër i PASOK-ut./albeu.com


Shtuar 25.10.2021 13:26