E rëndë: 43 vjeçari vret veten në sy të fëmijëve të mitur dhe bashkëshortes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Fier, ku 43-vjeçari Ilirjan Binjaku ka vrarë veten me armë zjarri. Mësohet se e gjithë ngjarja është parë nga fëmijët e tij të mitur dhe bashkëshortes.

Ndërkohë policia ka sekuestruar armën dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 02:25, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. B., 43 vjeç.

Eshtë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

Shtuar 29.03.2021 08:03