Ndahet nga jeta aktori i njohur francez, Jean-Paul Belmondo

Aktori Jean-Paul Belmondo, një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë franceze të pasluftës, ka vdekur në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e tij në Paris, raporton albeu.com.

Lajmin e ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve AFP, avokati i tij.

Belmondo ishte një nga yjet më të mëdhenj që doli nga “New Wave” e viteve 1960 dhe një nga aktorët më të famshëm të kinemasë franceze në vitet ’60, ’70 dhe ’80.

Ai u bë edhe më i njohur për rolet e tij në filmin “Breathless” dhe filmin aventurë-aksion “That Man From Rio”.

Në jetën e tij personale, Belmondo kishte marrëdhënie me vajzën Bond Ursula Andress, aktoren italiane Laura Antonelli, aktoren braziliane Carlos Sotto Mayor dhe Barbara Gandolfi.

Ai u martua dy herë, me Elodie Constantin nga 1952 dhe pas ndarjes me të  u lidh me balerinën Natty Tardivel midis vitit 2002 dhe 2008./albeu.com


Shtuar 6.09.2021 17:15