Jose Mourinho ka bërë të ditur se Vinicius Junior do ta nisë nga minuta e parë përballjen e së mërkurës kundër Leipzigut në Ligën e Kampionëve. Sipas tij, braziliani ka nevojë të luajë për të ruajtur ritmin dhe gjendjen fizike.
Të lidhura
None found
Trajneri i Real Madridit pranoi se kjo nuk është mënyra e tij e preferuar për t’i menaxhuar situatat, por rrethanat e kanë shtyrë drejt këtij vendimi.
“Nuk më pëlqen t’i bëj gjërat në këtë mënyrë, por është një situatë e detyruar. Të mërkurën, ai do të jetë në formacionin titullar”.
“Liga e Kampionëve është një mundësi për ta mbajtur të lartë motivimin e tij, në mënyrë që të mos bëjë vetëm stërvitje, por të fitojë edhe ritmin e ndeshjeve”.
Vinicius mungoi në sfidën kundër Sevillas, ndërsa Mourinho shpjegoi se kjo periudhë i shërbeu lojtarit për të zhvilluar më shumë punë fizike.
“Ai është i freskët dhe, meqë nuk luajti sot ndaj Sevillas, punoi shumë në përgatitjen fizike. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për të, sepse e meriton. Ne kemi nevojë për të”.
Mourinho u ndal edhe te kundërshtari i radhës, duke nënvizuar se Leipzig nuk duhet të vlerësohet vetëm në bazë të humbjes së thellë 6-1 ndaj Bayernit në Mynih.
“Leipzigu nuk është skuadra që luajti dobët dje në Mynih. Është një kundërshtar krejtësisht tjetër”.






