Këtë të hënë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në ambientet e SPAK, në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij.
Para godinës së SPAK, ish-kryeministri u prit nga mbështetës të tij dhe disa deputetë të Partisë Demokratike.
Të lidhura
None found
Berisha akuzohet për korrupsion. Ndërkohë, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, si dhe biznesmeni Fatmir Bektashi, përballen me akuza për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.





