Moti i keq “godet” Gjirokastrën, disa zona vuajnë mungesën e energjisë elektrike

Një numër i konsiderueshëm fshatrash në qarkun Gjirokastër po përballen me mungesën e energjisë elektrike.

Kjo gjë po ndodh për shkak të motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë vendin.

Lajmin e ka bërë të ditur prefekti i qarkut, Odise Kote, i cili është shprehur se aktualisht grupet e punës janë në terren për riparimin e defekteve te krijuara.

“Prej 48 orësh shtabi i emergjencave është duke monitoruar situatën. Bashkë me shtabin janë edhe ndërmarrjet rajonale. Tani situata është e tillë, të gjitha rrugët nacionale janë funksionale, të gjitha rrugët rurale janë të hapura. I gjithë qarku i Gjirokastrës furnizohet me ujë të pijshëm. Kemi probleme me furnizimin me energji elektrike në disa  zona”, deklaroi Kote./albeu.com/