Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në ortë e mëngjesit në veri dhe në qendër të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Të lidhura

None found

Në orët e mesditës deri në orët e vona të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata shiu kryesisht në qendër dhe jug të vendit.

Temperaturat maksimale pritet tëa rrijnë deri në 22 gradë celcius, ndërsa ato minimale eri në 8 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.


Shtuar 12.05.2026 18:28

Tags: ,