“Le ta kthejmë ne shpresën në forcë, forcën në fitore sepse ne nuk jemi thjesht opozita, ne jemi shpresa e vetme e Shqipërisë dhe nuk dorëzohemi kurrë. Fitore”, kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha në fund të fjalës së tij në podiumin e vendosur në protestën e shtatë të kësaj force politike.
I njëjti skenar ashtu sikurse në protestat e kaluara u përsërit e kësaj here. Pas përfundimit të fjalës, Berisha mori flamurin kuq e zi në duar, ndërkohë që drejt Kryeministrisë u qëllua me breshëri molotovësh dhe fishekzjarrësh. I njëjti skenar ky dhe si në protestat e kaluara.
Të lidhura
Ndërkohë që në këto momente Policia iu kundërpërgjigj protestuesve duke hedhur gazlotsjellës. Kjo ka sjellë dhe një përplasje mes oficerëve të Policisë dhe deputetit Flamur Noka, ndërkohë që disa protestues u shoqëruan menjëherë në Komisariatin e Policisë.
Burime për mediat bëjnë me dije se në çantat e tyre ata kishin molotovë të bërë gati për t’i hedhur drejt Kryeministrisë.

