Mobilizimi ushtarak, më shumë se 200,000 trupa u janë bashkuar forcave ruse

Më shumë se 200,000 njerëz i janë bashkuar Forcave të Armatosura Ruse si pjesë e “mobilizimit të pjesshëm” ushtarak që urdhëroi Putini.

Sipas CNN, lajmin e bën të ditur ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Shoigu tha se trajnimi i njësive të reja do të kryhet në qendra stërvitore, por nuk ka dhënë detaje të tjera për rekrutët. Në shtator, Shoigu tha se vendi do të thërriste 300,000 rezervistë, pasi Presidenti Vladimir Putin njoftoi mobilizimin ushtarak.

Parlamenti rus bëri gjithashtu ndryshime në ligjin për shërbimin ushtarak për të ashpërsuar dënimin për shkeljen e detyrës.