Mjeshtër në vjedhje: Arrestohen dy “skifterat” në Kavajë, në kërkim dy të tjerë

Dy persona, E. C(B)., 24 vjeç dhe A. K., 41 vjeç kanë rrënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi akuzohen për vjedhje.

Këta dy persona dyshohet t’i kenë vjedhur banesën një shtetasi, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer gjithashtu edhe 4 grabitje të tjera.

Ndërkaq, dy të rinj S. M., 25 vjeç dhe K. H., 28 vjeç janë shpallur në kërkim sepse dyshohet të kenë vjedhur gjatë natës një magazinë në Kamzë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasve: EC(B)., 24 vjeç dhe A. K., 41 vjeç, pasi me datë 19.05.2021, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. B. Gjithashtu këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 4 vjedhje të tjera( 2 magazina dhe 2 banesa) në Qytetin e Kavajës”, thuhet në njoftim.

“Më datë 07.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S. M., 25 vjeç dhe K. H., 28 vjeç, sepse dyshohet se gjatë natës në Kamzë, kanë tentuar të vjedhin një magazinë”, vijon njoftimi.


Shtuar 9.06.2021 09:12