Mjekët e “Traumës” në protestë për kolegët e arrestuar: Nuk është faji ynë se marrim bakshishe, por i sistemit

Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë kanë dalë ditën e sotme në protestë, për të kundërshtuar dënimin e kolegëve të tyre, mjekëve Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj, të cilët janë arrestuar pasi dyshohet se kanë marrë para për kurimin e një të riu, që u plagos në masakrën e Velipojës.

Gjatë protesës mjekët thanë se arrestimi i kolegëve të tyre është i padrejtë dhe se korrupsionit nuk i jepet fund duke burgosur bluzat e bardha.

“Sindikatat e punonjësve të shërbimit shëndetësor. Sindikata distancohet nga çdo lloj abuzimi por nuk mund të lejojë që këto bluza të bardha që shpëtojnë jetët e njerëzve duke i trajtuar njësoj si të bardhë e të zinj apo edhe kriminelët. Sindikata nuk e sheh të drejtë ndalimin e një mjeku që nuk paraqet rrezik.

Ligji parashikon se ndalimi bëhet kur vepra penale është në kryerje e sipër dhe masa e arrestit me burg vendoset kur individi është i një rrezikshmërie të lartë, tenton të manipulojë provat ose synon të largohet. Për këto arsye ndalimi i mjekëve është abuziv në kundërshtim me ligjin dhe shkelje e integritetit për punonjësit shëndetësore. Kërkojmë ndalimin e këtyre abuzimeve. Pas ditës së sotme do shqyrtojmë situatën në vazhdim. Do mblidhemi do diskutojmë me kolegët”, tha një nga mjekët.

Një tjetër mjek tha se, i korruptuar është sistemi, jo individi. Më tej ai tha se do vazhdojnë të jepen bakshishe për mhekët, derisa të ketë autonomi spitalore.

“Mjek prej 30 vitesh. Nuk dua t’i heq asgjë prononcimit të kolegut. Kryeministri para disa vitesh ka thënë se problem në Shqipëri për korrupsioni është sistemi dhe jo individi. Ai ka thënë se edhe nëse sjellim një gjerman këtu ai do të arrestohet. U arrestuan ata, a u zgjidh problemi?! A vazhdon të jepet sot sërish bakshish?! Sigurisht që po. Kryeministri ka premtuar autonomi spitalore. Ne presim. Duhet autonimi spitalore. Kanë dhënë njerëzit bakshish dhe vazhdojnë të japin. Problem është sistemi”/albeu.com

Shtuar 8.07.2021 09:43