Milani shpallet kampion pas 11 vitesh pritje, parakalon rivalët e Interit (VIDEO)

Milani është zyrtarisht kampion i Serie A pas 11 vitesh pritje.

Kuqezinjtë kanë mposhtur 0-3 në transfertë Sassuolo në javën e fundit të Serie A.

Olivier Giroud në minutën 17′ kaloi në epërsi skuadrëne e Piolit, ndërsa 15 minuta më vonë dyfishori shifrat.

Milan nuk u ndal me kaq dhe në minutën 36′ arriti edhe deri te goli i tretë përmes Franck Kessie.

Milani këtë sezon grumbulluan 86 pikë në vendin e parë, dy më shumë se Inter, i cili sot mposhti Sampdoria 3:0.

Ndërkohë, ky është titulli i 19 në historinë e Milanit duke parakaluar rivalët e përjetshëm Interin të cilët kanë 18.  /albeu.com/


Shtuar 22.05.2022 19:54