Mickoski e konfirmon: Do të ketë bashkëpunim me partitë shqiptare opozitare

Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski në intervistën e tij për Sitel tha se në këto zgjedhjet lokale partia e tij del me një ekip të ri, me viziton të ri, motiv të ri, strategji ë reja dhe ka përparësi më të mëdha.

“Ne ndërtojmë urat e ardhshme dhe koalicionet e ardhshme, dhe këto ura dhe këto koalicione i ndërtojmë me të gjitha partitë politike dhe mund të vërtetoj se janë në fazën përfundimtare bisedimet me partitë politike shqiptare”, tha Mickoski.

Sipas tij, në këto zgjedhje lokale, që në rreth të parë, në disa komuna të caktuara do të shkohet me një kandidat të përbashkët dhe se ky koalicion do të fitonte paaftësinë, trupin, krim, korrupsionin dhe vjedhjen e qytetarëve.

Ndryshe, më herët LSDM dhe BDI bashkërisht me dy partitë më të vogla shqiptare në qeveri PDSH dhe Lëvizja Besa arritën koalicion parazgjedhor dhe se do të shkohet bashkërisht në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.


Shtuar 18.08.2021 21:42