Meta për opozitën: Rama ua futi dhe shumë mirë ua bën!

Presidenti Meta pas deklaratës së fortë për mediat ku sulmoi ashpër kreun e PD Lulzim Basha, ka përforcuar akuzat gjatë një interviste në Syri.Tv.

“Kishin plan që të më shkarkonin, por u ndalua nga 2 marsi. Edhe thonë pastaj, ma futi Edi Rama po s’ka problem se s’ma fut mua. Ai ua futi edhe shum mirë ua bën. Po këto i ha populli…”- tha Meta.

Presidenti Ilir Meta:

Kjo është një çmenduri për të lënë mandatet. A u bë një çadër për të mos bërë zgjedhje me Edi Ramën. Për të hequr Ramën, ku përfundoi në 17 maj. Si do hiqej herën e dytë. Në çdo palë zgjedhje duhet të hyjë opozita.

Kjo është çmenduria më e madhe. Ta dëgjojë çdo shqiptar, çdo LSI-ste, opozita ishte jashtë parlamentit, dhe i kam detyruar unë përfaqësuesen e LSI-së. I kam thënë Bashës lërini këto budallëqe dhe plani është që të bëhet zëvendësimi juaj.

U dogjën mandatet kur unë u largova një javë nga Shqipëria. Ilir Meta ka qenë shumë kundër. LSI e ka dëmtuar Ilir Metën me këtë akt që bëri. Djegia e mandateve ka qenë vendimi më idiot dhe i cmendur e antikushtetues.

Ilir Meta ka qenë kundër që në ditën e parë. Si Presidenti ishte më i rrezikuari. Kishin plan që të më shkarkonin, por u ndalua nga 2 marsi. Edhe thonë pastaj, ma futi Edi Rama po s’ka problem se s’ma fut mua. Ai ua futi edhe shum mirë ua bën. Po këto i ha populli. /albeu.com/

 


Shtuar 22.11.2021 21:46