Aksion në Elbasan! Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së, në pranga edhe inspektori

Policia ka arrestuar ish-kryeinspektorin e IMT-së në Elbasan dhe një inspektor.

Akuza që rëndon ndaj tyre është ajo e “shpërdorimit të detyrës”.

Burime bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar 5 zyrtarë të bashkisë së Elbasanit, të cilët kanë qenë pjesë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan.

Mësohet se personat në fjalë kanë lejuar ndërtimin pa leje të një objekti. /albeu.com/


Shtuar 22.11.2021 21:32