Basa heroi i Kukësit, i shkakton humbjen e parë Tiranës kryesuese (VIDEO)

Kukësi i ka shkaktuar Tiranës humbjen e parë në kampionat, duke iu afruar me tre pikë kreut. Takimi i sotëm përfundoi me rezultatin 2-1 dhe Edi Basa vendosi fatet e ndeshjen me golin e shënuar në fund.

45 minutat e para në duelin mes Kukësit dhe Tiranës nuk patën shumë histori, pasi tentativat e lojtarëve të të dyja skuadrave ishin të pasakta.

Rastin më të mirë bardheblutë e patën me anë të anglezit Michael Ngoo, i cili u ndal nga portieri Tafas pas gjysmë ore lojë. Nga ana tjetër verilindorët rrezikuan me Ndrecën në minutat shtesë, por Bekaj e devijoi.

Pjesa e dytë nisi me gol. Kukësi e çoi topin në rrjetë me anë të Milunovic dhe në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” festuan ata pak tifozë verilindorë që ishin të pranishëm. Tirana nuk mund të pajtohej me rezultatin dhe ia doli të fitonte një penallti që u kthye në gol nga sulmuesi Taulant Seferi. Gjithsesi Kukësi nuk u dorëzua dhe me Edi Basa shënoi golin e fitores një minuta para përfundimit të kohës së rregullt. /h.ll/albeu.com


Shtuar 22.11.2021 21:48

Tags: ,