Meta nxjerr videon nga 8 dhjetori i 1990: Sa herë që demokracia të vihen në pikëpyetje, ndjehem i thirrur si atëherë

Presidenti Ilir Meta në Ditën e Rinisë ka kujtuar përmes një video sesi 31 vjet më parë studentët rrëzuan regjimin komunist.

Meta shkruan se tre dekada më parë, në Qytet Studentin u thirr për të marrë pjesë në në takimin kapitullues të regjimit dhe shkruan se sa herë të vihet në pikëpyetje demokracia, liria dhe pluralizmi politik, ndihet i thirrur si atëherë.

Postimi i Metës:

Kjo Ditë e bekuar e Rinisë më rikthen sot emocionet e paharruara, që përjetova tre dekada më parë, kur në Qytetin Studenti u thirra për të marrë pjesë, me Azem Hajdarin në krye, në takimin kapitullues të regjimit me studentët e Dhjetorit ’90, që solli pluralizmin politik.

Sa herë Liria, Demokracia dhe Pluralizmi Politik vihen në pikëpyetje, ndjehem i thirrur si atëherë./albeu.com


Shtuar 8.12.2021 11:01