Meta: Nuk do të marr drejtimin e LSI-së, ja për çfarë do të angazhohem

Ndryshe nga çfarë pritej, ish-presidenti Ilir Meta në një komunikim me mediat pak minuta më parë nga selia e LSI ka konfirmuar se nuk do të rikthehet në drejtimin e LSI.

Meta është shprehet se e vetmja rrugë që do të vendosë nën kontroll këtë klasë të papërgjegjshme është referendum dhe është kjo ky i fundit angazhimi me të cilën do të merret Meta  në vazhdim.

“Tani ka ardhur momenti për një transformim të sistemit në vend, populli i 2 marsit duhet të nisë rrugën e tij të shumëfishohet ditë pas dite, sa më shpejt të triumfojë referendumi, si e vetmja rrugë që do të vendosë në kontroll këtë klasë të papërgjegjshme, jam e sigurtë se kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt, jam i bindur se referendumi që i ka munguar popullit do të ndodhë.

Nëse u bëra president u bëra për shkak të LSI, e kam për detyrë të jap dhe llogari për këto 5 vite të ushtrimit të funksionit kaq të rëndësishëm.

Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI se këtë e lashë para 5 viteve,” është shprehur Meta. /albeu.com

 


Shtuar 25.07.2022 10:55