Gjykata e Posaçme ka lënë masën arrest me burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.
Dako akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave.
Ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.
Ish-kryebashkiaku kërkoi lirim përmes garancisë pasurore, por kjo nuk u pranua nga gjykata.