GJKKO e la në burg, avokati i Dakos: Vendim i nxituar, prokuroria nuk paraqiti asnjë provë

Avokati i ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, Petrit Ismaili, duke folur për mediat pas vendimit të GJKKO-së, tha se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për klientin e tij.

Ismaili theksoi se vendimi ishte i nxituar pasi në sllën e gjygjit prokuria nuk ka paraqitur asnjë provë kundër Dakos.

Vepra penale ka 10-12 vjet. Prokurori nuk paraqiti asnjë provë për këtë veprim të ngutshëm të ndërmarrë, gjithashtu nuk dha asnjë provë për të justifikuar masën e sigurisë. Kërkesa jonë ishte ndryshimi i masës së burgimit pasi nuk ka duket e nevojshme. Dako ka qenë kryetar bashkie dhe ka ushtruar detyrën përmes strukturave, për të cilat nuk mban përgjegjësi kryetari i bashkisë.

Ka një lapsus të prokurorisë . Është e provuar që vepra penale nuk ekziston”, u shpreh ai.

 


Shtuar 8.06.2023 17:00