Merr flakë makina në ecje mes autostradës Fier-Vlorë, çfarë dyshohet

Foto ilustruese

Një makinë ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër, në mes të autostradës Fier-Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, ku ka shpëtuar mrekullisht drejtuesi i mjetit, shtetasi R. F., ndërsa nga flakët ka vetëm dëme materiale.

Njoftim policie

Rreth orës 04:00, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com