Loredana ka vizituar së fundmi jugun e Shqipërisë i cili njihet për bukurinë e tij natyrore të mahnitshme. Fakti që reperja ndodhej në pushime me Ledrin dhe Ylli Limanin bëri mjaft bujë dhe të gjithë po dyshojnë se këngëtarët po sjellin një bashkëpunim.
Por diçka çalon në profilin e Loredanës. Fotot janë nga Palasa e Vlorës në Shqipëri ku dallohen edhe resortet Shqiptare, por vendodhjen reperja e ka vënë “Mykonos Island”.
Ndjekësit e reperes janë habitur nga ky veprim i saj dhe presin një sqarim./albeu.com/