Makina me shpejtësi këput derën e një automjeti tjetër (VIDEO)

Sipas DailyMail, e gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur në qytetin Sunderland të Anglisë, derisa pamjet u xhiruan nga një makinë tjetër që po kalonte.

Instruktori i vozitjes Peter Scott, ishte i parkuar në anë të rrugës, kur një ford fiesta i bardhë u afrua me shpejtësi dhe goditi derën e makinës.

Shoferi hapi derën, pa e parë kush vinte pas, dhe Fordi i bardhë e goditi atë, duke ia shkëputur derën.

Po sipas Daily Mail, nuk bëhet fjalë për dëme në njërëz, por vetëm në ato materiale./albeu.com


Shtuar 31.08.2021 13:40