Me pranga në duar, momenti kur prokurori Sali Hasa nxirret nga zyra (VIDEO)

Janë bërë publike pamjet kur prokurori i Sarandës është shoqëruar nga efektivët prokurori i arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Sic mund t’a shihni, prokurori Hasa është shoqëruar nga policia, pas 1 hetimesh. Ai shihet me pranga në duar teksa është veshur sportiv me markën “Adidas”.

Ditën e hënë pritet që ai të njihet me masën e sigurisë. Prokurori Hasa akuzohet se ka marrë rryshfet nga një shtetasi për të nxjerrë nga burgu vëllain e saj.

Prokurori i Sarandës Sali Hasa, është arrestuar me urdhër të SPAK, për shkak se ka rezultuar në përgjimet për një grup të trafikut të drogës, se ka marrë para kundrejt pushimit të çështjes për një të arrestuar.

Hasa dyshohet se ka marrë rryshfet për pushimin e akuzës për ”plagosje të lehtë me dashje” ndaj Emiljano Miranit, përmes motrës së këtij të fundit Elsona Papa.


Shtuar 19.06.2021 12:46