Zbulohet sa do të mungojë Alexis Sanchez

Alexis Sanchez do të mungojë të  paktën për dy javë, kanë raportuar mediat italiane.

Sanchez u dëmtua në ndeshjen kualifikuese të Botërorit “Katari 2022” kundër Ekuadorit, të cilën Kili e humbi me rezultatin 2:0.

Ai e dëmtoi muskulin e këmbës dhe do t’i mungojë Interit për dy javët e ardhshme.

Simone Inzaghi nuk do të mund të llogarit Sanchezin për ndeshjen derbi të Serie A kundër Napolit, që luhet të dielën mbrëma.

Sanchez këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka dy asistime në dhjetë ndeshje. /albeu.com/


Shtuar 18.11.2021 19:26

Tags: ,