“E futi motra në kurth”, sot vrau 8-vjeçarin në Fier, 15 vite më parë torturoi për 20 minuta adoleshenten

Mbrëmjen e sotme qyteti i Fierit u trondit nga një ngjarje makabre ku mbeti i vrarë një fëmijë 8-vejçar.

Autori i vrasjes, Klodian Çalamani, autori i pengmarrjes dhe vrasjes së fëmijës 8-vjeçar sot në Fier, bashkë me shokun e tij Florian Vasiu rrëmbyen dhe torturuan një adoleshente 15 vite më përë, e cila ishte vetëm 16-vjeçe.

Në atë kohë ajo ka rrëfyer për grupin hetimor se si ka ndodhur ngjarja. Ka qenë Çalamani ai që ka futur në kurth të renë duke i bërë presion motrës së tij që ta ftonte në shtëpinë e tyre.

Motra e Çalamanit ka takuar në rrugë 16-vjeçaren dhe i ka kërkuar ndihmë për të blerë disa gjëra për fëmijën e saj pasi ajo ishte e martuar në Maqedoni dhe kishte ardhur në shtëpinë e të vëllait.

Ky skenar u thur nga dy autorët pasi e reja prej kohësh refuzonte Vasiun për të dalë me të. Një ditë ai e kishte pritur jashtë shkollës dhe e kishte ftuar për një kafe dhe kjo skenë ishte parë nga i dashuri i saj. Ai i kishte kërkuar të mos e shqetësonte më 16-vjeçaren. Kjo nuk është pritur mirë nga Vasiu i cili bashkë me Çalamanin kanë menduar të hakmerren ndaj saj.

Në momentin kur 16-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e Çalamanëve, ka parë Klodianin me një biçak në dorë. Pasi është futur brenda ka parë edhe Florian Vasiut. Ajo ka tentuar të largohet por ata e kanë ndalur. E motra e Klodianit është larguar, ndërsa ai bashkë me Vasiun për disa minuta e kanë torturtuar duke e përplasur pas muri dhe e kanë kapur nga flokët. Ajo i ka thënë hetuesve se ka tentuar disa herë të largohet por ata nuk e kanë lejuar. Në një moment Klodiani ka qëlluar me shishe birre në drejtim të saj, por ajo ka arritur të shmanget./albeu.com/


Shtuar 16.11.2021 22:54