Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij vuri theksin tek marrëdhënia me ish-kryetarin e PS Fatos Nano, ku siç u shpreh ai, ndau, theu dhe rindau bukë, çka ka nënkuptuar ulje-ngritje në raportet mes tyre.
Rama tha se ndonëse nuk është vendi i duhur, fakt është se intuita dhe guximi i liderit historik të së majtës, e solli atë mes socialistëve, duke i dhënë një vend në PS, atë që ai e quajti Oda e shtëpisë politike, e cila ishte jo e ajrosur plotësisht nga era e të shkuarës.
“Me Fatosin ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë, por historia e marrëdhënies tonë të zhvilluar mes ekstremesh nga birësimi im në familjen socialiste me bekimin e tij deri tek vrasja e babait për marrjen e skeptrit të tij nuk ka vend këtu në këtë eulogji.
Ose jo ka vend vetëm për një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të krejt familjes socialiste, kjo lidhet padyshim me intuitën dhe me guximin e kryetarit themelues për të më ftuar dhe vënë vend në Odën e shtëpisë tonë politike për të thyer një mur ndarës me shoqërinë e kohës, kur shtëpia e socialistëve nuk ishte ajrosur ende plotësisht nga era e të shkuarës”, tha Rama.
Edi Rama: Njeriu që ikën sot pa kthim nga Tirana, ku lindi u rrit dhe u adhurua e u anatemuaa dhe bëri histori është një rast tepër i vecantë për tu përcjellë me fjalët e rastit pa u bërë qesharak sic mnëë duket mua ata që duke folur për ndarjen nga jeta e Fatos Nanos, morën me të mirë veten e tyre.
Me Fatosin ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë, por historia e marrëdhënies tonë të zhvilluar mes ekstremesh nga birësimi im në familjen socialiste me bekimin e tij deri tek vrasja e babait për marrjen e skeptrit të tij nuk ka vend këtu në këtë eulogji.
Ose jo ka vend vetëm për një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të krejt familjes socialiste, kjo lidhet padyshim me intuitën dhe me guximin e kryetarit themelues për të më ftuar dhe vënë vend në Odën e shtëpisë tonë politike për të thyer një mur ndarës me shoqërinë e kohës, kur shtëpia e socialistëve nuk ishte ajrosur ende plotësisht nga era e të shkuarës.
