Alba Pollozhani ka rrëfyer së fundmi një përvojë të dhimbshme personale në një bisedë me Fjolla Morinën, duke treguar se si e ka kapur partnerin duke e tradhtuar.
“Më vjen për të vjell kur e kujtoj. Tradhto, tradhto çdo javë bëhet ngarkesë. I kam parë gjithë shenjat tek shtëpia haptazi. Me të brendshme, me flokë, çdo gjë”, ka thënë ajo.
Të lidhura
None found
Ajo ka treguar se ky nuk ka qenë një incident i vetëm, por pjesë e një cikli të përsëritur.
“E patëm një problem herën e parë, më tha se i ka rënë pishman, pastaj e njëjta histori. E kemi diskutuar shumë, por nuk kam marrë kurrë përgjigje. I kam thënë që jam fokusuar komplet te ti tani edhe unë ndihem keq. A do të përkujdesesh, do jesh pranë meje? Nuk jep përgjigje”, shtoi tutje.
E njëjta dha edhe detaje të tjera në lidhje me jetën private dhe partnerin aktual.
Konkurrentja e ka përmendur edhe në shtëpi, por nuk e ka treguar identitetin e tij.
E ruan me shumë fanatizëm dhe nuk ndan detaje me konkurrentët e tjerë, pavarësisht se e kanë pyetur.
