Mbytja e 27 emigrantëve në brigjet franceze, kryeministri Castex mbledh qeverinë për marrjen e masave

Ditën e djeshme, një tjetër ngjarje tragjike është shënuar në Europë. Në kanalin pranë Calasis, një varkë me emigratë që po udhëtonin nga Franca në drejtim të Anglisë është përmbytur, dhe për pasojë kanë humbur jetën 27 emigrantë.

Ngjarja e rëndë ka bërë që autoritetet të reagojnë. Kryeministri francez Jean Castex ka thirrur sot një takim për krizën. Ai do të takohet me ministrat për të diskutuar një përgjigje, pas asaj që ai e quajti “një tragjedi në brigjet franceze”.

Kujtojmë gjithashtu se kryeministri britanik Boris Johnson ka folur në telefon me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kanë rënë dakord që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndaluar bandat përgjegjëse që rrezikojnë jetët e njerëzve.

Deri më tani raportet janë se varka u përmbyt, por La Voix Du Nord, një faqe rajonale lajmesh në Francën veriore, po raporton se ajo u godit nga një anije e madhe.

Në lidhje me këtë ngjarje, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin ka thënë se kjo është humbja më e madhe e jetëve në kanal që nga viti 2014.

Për ngjarjen janë arrestuar nga policia franceze 4 persona të dyshuar./albeu.com