Mbytet anija me emigrantë në Libi, mes 18 viktimave dhe një fëmijë

18 emigratë që po shkonin në drejtim të Europës kanë vdekur pasi anija me të cilën po lundronin është mbytur në brigjet perëndimore të Libisë.

Mes 18 viktimave ishte dhe një grua me fëminë  e mitur, ndërkohë 51 të tjerë janë shpëtuar, tha një zyrtar i Rojës Bregdetare Libiane për AFP.

Pavarësisht pasigurisë së vazhdueshme, Libia mbetet një pikë e rëndësishme tranziti për dhjetëra mijëra emigrantë që kërkojnë të arrijnë në Europë çdo vit nga bregdeti italian, i cili është rreth 300 km nga autoritetet libiane.

Sipas IOM, 20,257 emigrantë u ndaluan midis janarit dhe gushtit dhe u dërguan në Libi./albeu.com


Shtuar 24.08.2021 16:19