Mbyllet butiku që shiste marka të flasifikuara, pre e mashtrimit edhe VIP-at

Një butik në Romë të Italisë është mbyllur pasi u konstatua që mallin nuk ishte firmato siç prentendonte.

Butiku ndodhej në një apartament në zonën VIP të Romës dhe klientë kishte shumë njerëz të njohur të botës së ekranit.

Nga shitjet e rripave, kuletave dhe çantave me marka të falsifikuara të Gucci, Fendi, Hermes, Chanel, Bottega Veneta dhe Balenciaga, ajo kishte përfituar 860 mijë euro.

Shumat e faturave varionin midis 500 dhe 2000 euro për secilin artikull./albeu.com


Shtuar 15.07.2021 11:00