“Mbreti i Europës, skuadër që lufton deri në fund”, Marca motivon Realin para sfidës ndaj Chelsea (FOTO LAJM)

Real Madrid do të ketë një ndeshje të vështirë sot në mbrëmje ndaj Chelsea në Londër, shkruan Albeu.com.

Los Blancos barazuan 1-1 në ndeshjen e parë në shtëpi, ndërsa Chelsea i mjafton një barazim pa gola në shtëpi për të prerë biletën për në finale.

Marca, gazeta e cila është pranë Realit ka motivuar tifozët madrilen teksa me një status në Instagram mbigjitur foton e Ramos e Marcelos shkruan: Mësimi i parë në Champions League: Kurrë mos hiq dorë nga Real Madridi. Nëse ka një skuadër të aftë për gjithçka dhe të luftojë deri në fund… është Mbreti i Europës”, shkruan e përditshmja spanjolle.

Megjithatë kjo nuk ju ka pëlqyer të gjithëve, teksa disa tifozë të Barcelonës “shfryjnë’ ndaj gazetës teksa njëri shkruan: Mbretërit e Europës janë katalanasit. Më  tej një tjetër provokon me foton e Messit: Hahaha Messi më i madh se VARDRIDI, shkruan tifozi. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MARCA (@marca)


Shtuar 5.05.2021 18:09