Sali Berisha bën deklaratën e fortë: Si nipat e Ndokës morën kutitë e votimit në llogari të Ramës

Ndërkohë  që zgjedhjet janë mbyllur dhe fituesi është  konfirmuar, opozita vazhdon të  këmbëngul se zgjedhjet janë vjedhur nga PS dhe eksponentë  të  lidhur me krimin.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se në qytetin e Lezhës, Samuel Ndoka, djali i Sandër Ndokës dhe njëkohësisht nipi i ish-deputetit Arben Ndoka bashkë me një tjetër person që quhet Eni Vokrri, i ardhur nga Belgjika, kanë qenë sponsorët e fushatës së PS-së.

Berisha shton se makina e Vokrrit ka marrë kuti votimi nga Shëngjini dhe i ka dërguar në Lezhë, ndërsa në këmbim i është premtuar që të mbjellë kanabis.

Denoncimi i plotë:

I premtojnë Kashnjeti për droge. Vjen nga Belgjika dhe transporton kutitë e votimit. sb

Ja grupi i strukturuar i votave per qytetin e Lezhes Samuel Ndoka djali i Sander Ndokes dhe nipi i Arbenit ish deputetit ndersa ky tjetri quhet Eni Vokrri i ardhur nga Belgjika sponsori kryesor nga ana financiare dhe presion ndaj njerzve per kandidatin nr 2 ne listen e PS Eduart Ndreces.

Makina e Eni Vokrrit ka marr kutiat e votimit nga Shengjini dhe i ka dergu ne Lezh sepse ket te fundit e ka sjedh ish deputeti Arben Ndoka nga Belgjika per me punu per partin Socialiste sepse i kan premtu me mbjedh kashnjetin me hashash per hesap e vet.


Shtuar 5.05.2021 18:01