Rocco Comiso, pronar i Fiorentinës, vendos për të krijuar “Artemio Franki” të ri.
Biznesmeni amerikan ka shprehur vazhdimisht besimin e tij për ndërtimin e një stadiumi të ri në të shkuarën, pasi e konsideron të vjetër “Artemio Frankin”.
Tashmë me ndihmën e qeverisë dhe kompanisë “Arup Italia” çdo gjë pritet të marrë rrugën e vet. Stadiumi aktual në Firence është shpallur monument i qytetit dhe nuk lejohet shembja e tij. Gjithsesi, do të ketë ndryshime dramatike dhe në veçanti një rinovim i plotë që në fund do të ndryshojë të gjithë “Artemio Frankie”.
Në aktivitetin, ku mori pjesë edhe Gabriel Batistuta, u bë e ditur se në vitin 2023 do të fillojnë punimet e rinovimit dhe do të përfundojnë në vitin 2026. /albeu.com/