Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, kanë nënshkruar një marrëveshje fillestare paqeje me synimin për t’i dhënë fund konfliktit mes dy vendeve, duke e bërë atë të hyjë në fuqi menjëherë, raporton BBC.
Marrëveshja parashikon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një plan prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin e Iranit, si dhe angazhimin e SHBA-së për t’i dhënë fund të gjitha llojeve të sanksioneve ndaj Teheranit.
Të lidhura
None found
Megjithatë, çështja e programit bërthamor iranian, arsyeja kryesore e deklaruar nga Uashingtoni për konfliktin, mbetet ende e pazgjidhur.
Palët kanë rënë dakord që negociatat për këtë temë të vazhdojnë për një periudhë 60-ditore, e cila mund të zgjatet nëse është e nevojshme.
Presidenti amerikan Donald Trump, i cili nënshkroi marrëveshjen në Francë gjatë samitit të G7-ës, e mbrojti këtë hap duke deklaruar se ai do të shmangte një “katastrofë ekonomike”.
Megjithatë, ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të ndërmerrnin veprime të ashpra ushtarake kundër Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare.
Nga ana tjetër, presidenti iranian Masoud Pezeshkian, konfirmoi nënshkrimin e dokumentit nga Teherani.
Kryetari i Parlamentit iranian dhe një nga negociatorët kryesorë, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi për mediat shtetërore se mosbesimi i Iranit ndaj SHBA-së mbetet i pandryshuar.
“Gishti ynë mbetet mbi këmbëzën e armës. Nëse armiku nuk kupton gjuhën e logjikës, do të rikthehemi te gjuha e forcës”, tha ai për transmetuesin shtetëror iranian.
Marrëveshja konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve, por e ardhmja e saj do të varet nga rezultati i negociatave mbi programin bërthamor iranian në javët e ardhshme.
