Thomas Tuchel e kishte të qartë jo vetëm çfarë duhej të thoshte, por edhe si duhej të vepronte. Kur futbollistët e Anglisë u rikthyen në dhomën e zhveshjes në Dallas, pasi kishin pësuar dy gola ndaj Kroacisë gjatë 45 minutave të para, tekniku gjerman zgjodhi të mos reagonte me panik. Në vend të kësaj, ai solli qetësi dhe vendosi bazat e përmbysjes që përfundoi me fitoren 4-2 në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.
Fillimisht, ai u kërkoi lojtarëve të tij të rinj të uleshin dhe të pushonin. Ndërkohë që shumë tifozë mund ta kenë menduar si një tjetër episod të “Anglisë tipike”, Tuchel synonte të sillte një qasje tjetër.
Të lidhura
None found
“U ula me ta. U dhashë kohë të rikuperoheshin në paqe. U thashë të qetësoheshin. Sapo kishim pësuar një gol. Ishte e rëndësishme t’i qetësonim nervat e tyre dhe pastaj t’i inkurajonim të luanin në mënyrën tonë”, deklaroi fillimisht Tuchel.
Ajo që ndodhi në pjesën e dytë mund të shihet si një provë se Federata Angleze e Futbollit veproi drejt kur vendosi të punësonte një trajner fitues trofesh me një pagë vjetore prej pesë milionë funtesh (rreth 5.8 milionë euro).
“U thashë atyre se mendimi im për ta dhe 17 ditët e fundit nuk do të ndryshojë për shkak të këtij rezultati. Thashë se pavarësisht rezultatit, dua që ata të luajnë në mënyrën e tyre, në mënyrën tonë. Dua që ata të jenë të guximshëm, intensivë, të ecin përpara dhe ta bëjnë këtë së bashku. Të shkojnë vetëm për fitoren, të përpiqen të marrin kontrollin dhe të jenë aktivë”.
“I inkurajova. Ishte e shkurtër dhe e qetë. Nëse thonë se ndihmoi, aq më mirë. Por ky ishte mesazhi kryesor, vetëm për t’i inkurajuar dhe për t’u thënë se u besojmë dhe se nuk kanë absolutisht asgjë për të cilën të kenë frikë. Mesazhi ishte ‘le të shkojmë për fitoren’ dhe ‘të jemi aktivë'”, përfundoi strategu gjerman.
