I dështuari i Realit dhe idhulli i Fiorentinës, Luka Jovic: I lumtur që ndodhem këtu

Real Madrid shpenzoi 62 milionë paund për të sjellë nga Gjermania në Spanjë sulmuesin serb, Luka Jovic.

Kjo blerje ishte një dështim pasi Jovic pothuajse nuk ka luajtur fare gjithë këto vite me fanellën e “Los Blancos”.

Fiorentina arriti ta afronte në Firenze sulmuesin me parametra zero. Edhe pse ishte një dështim te Real Madrid, tifozët “La Viola” ishin të emocionuar për këtë transferim dhe kanë besim te Jovic.

I pranishëm në Moena për prezantimin e tij para tifozëve, Luka Jovic bëri deklaratat e para por të shkurtra si lojtar i Fiorentinës.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të jap 100%, tashmë po e bëj në stërvitje këtu në Moena do vazhdoj ta bëj”, ka deklaruar sulmuesi më i ri i Fiorentinës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.07.2022 17:53