Nuk e bind projekti, Sarri refuzon klubin e njohur

Maurizio Sarri ende nuk e ka gjetur një ekip për ta drejtuar, shkruan Albeu.com.

“Football Italia” raporton se klubi i Fiorentinas nuk e ka bindur teknikun që ka prej verës që lamë pas pa punë kur u shkarkuar nga Juventus.

Strategu italian ka kontratë me Juventusit deri në vitin 2022, por që sipas mediave italiane thuhet se do të përfundojë në fund të muajit në rast se paguhet 2.5 milionë euro.

Napoli ose Roma janë dy skuadrat favorite për të firmosur me Sarrin. /albeu.com/


Shtuar 9.04.2021 17:10