Mbillnin Kanabis në tre parcela në Vlorë, një i arrestuar dhe tre të shpallur në kërkim

Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi akuzohen për kultivim Kanabisi.

Sipas policisë gjatë kontrolleve kanë evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Mesarkë, fshatin Lubonjë dhe Selenicë.

Policia njofton se ka shpallur në kërkim P. Rr., 61 vjeç, pranë banesës së tij, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa si dhe 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë njoftohet se në Selenicë është arrestuar F. B., 63 vjeç dhe u shpall në kërkim E. K., 40 vjeç, të dy banues në fshatin Mesarkë, pasi gjatë kontrollit në tokat, në përdorim nga këta shtetas, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. J., 48 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, Selenicë, pasi në banesën e tjj, në një sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike kanabis.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Mesarkë, fshatin Lubonjë dhe Selenicë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. Rr., 61 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa si dhe 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë u bë ndalimi i shtetasin F. B., 63 vjeç dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. K., 40 vjeç, të dy banues në fshatin Mesarkë, pasi gjatë kontrollit në tokat, në përdorim nga këta shtetas, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. J., 48 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, Selenicë, pasi në banesën e tjj, në një sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa./albeu.com


Shtuar 28.08.2021 14:22