Mbi ta rëndonin vepra të shumta penale, 4 shqiptarë dhe një pakistanez arratisen nga burgu grek

Pesë të burgosur janë arratisur mëngjesin e kësaj të hëne nga një burg në Kretë të Greqisë.

Mediat greke bëjnë me dije se personat në fjalë ishin të dënuar për drogë, vrasje, grabitje dhe trafik droge.

Ata janë arratisur nga burgu i Chanias.

Sipas mediave ato janë katër shqiptarë dhe një pakistanez , të cilët u transferuan nga Athina të shtunën dhe sot do të dërgoheshin për të vuajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Chania, por gjatë natës ose mëngjesin e sotëm kanë arritur të arratisen nga qendrat e paraburgimit.

Ndërkohë autoritetet greke janë në ndjekje të tyre./albeu.com/

Shtuar 7.02.2022 09:00