Mbetën të bllokuar në mes të detit, Policia Kufitare e Himarës u vjen në ndihmë 5 turistëve të huaj

Policia Kufitare e Himarës u ka ardhur në ndihmë dy rasteve emergjente në Gjirin e Filikurit gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit të policisë, në rastin e parë katër turistë të huaj, dy shtetas suedezë dhe dy britanikë, të cilët kishin dalë me kajak nga zona e Potamit drejt Gjirit të Filikurit, humbën kontaktin me grupin dhe mbetën të bllokuar për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, në rastin e dytë, një shtetase australiane kërkoi ndihmën e autoriteteve pasi kishte pësuar dëmtime fizike dhe ndodhej e bllokuar në Gjirin e Filikurit.

Falë ndërhyrjes së Policisë Kufitare, u bë i mundur lokalizimi dhe transportimi i saj drejt Portit të Himarës, nga ku më pas u dërgua në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njoftimi i Policisë:

Himarë / Policia Kufitare gjatë 24 orëve të fundit ndërhyri në dy raste emergjente në Gjirin e Filikurit.

Policia Kufitare në Himarë u ka ardhur në ndihmë 5 turistëve të huaj në dy raste emergjente të regjistruara në zonën e Gjirit të Filikurit, duke mundësuar shpëtimin dhe evakuimin e tyre në kohë.

Në rastin e parë, katër turistë të huaj, dy shtetas suedezë dhe dy nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët kishin dalë me kajak nga zona e Potamit në drejtim të Filikurit, humbën kontaktin me grupin dhe mbetën të bllokuar për shkak të erës së fortë dhe dallgëve.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë kërkimet përgjatë vijës bregdetare dhe arritën t’i lokalizojnë pranë “Gurit të Kuq”. Turistët u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Në rastin e dytë, një shtetase australiane kërkoi ndihmë pasi kishte pësuar dëmtime fizike dhe ndodhej e bllokuar në Gjirin e Filikurit.

Menjëherë u angazhua mjeti lundrues i Policisë Kufitare, i cili bëri të mundur lokalizimin dhe transportimin e saj drejt Portit të Himarës, ku më pas u dërgua për trajtim mjekësor në spital.

Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve dhe, në këtë kuadër, fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin 112.


Shtuar 13.06.2026 17:00

MadridbetMadridbetholiganbetcratosroyalbet girişgrandpashabetcasibommatbetmatbetDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetjojobetdeneme bonusugrandpashabet girişjojobetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet