Mbërrijnë në Kosovë vaksinat e para anti-Covid

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, ka konfirmuar mbrwmjen e djeshme se sot do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, drejtori Kluge shkruan se ditën e sotme do të mbërrijnë  vaksinat e parë në Kosovë.

Mësohet se vaksinat që do të vijnë janë  AstraZenecas, të cilat  janë siguruar nëpërmjet mekanizmit COVAX, ku bën pjesë edhe Kosova.

Kosova është i vetmi vend në Evropë, që nuk kishte marrrë vaksina kundër Covid-19, ndërkohë që Shqipëria i ka ardhur në ndihmë, ku i ka premtuar që do të vaksinojë të gjithë mjekët dhe infermierët, të cilët në total janë 11 mijë.


Shtuar 28.03.2021 09:01