Anglia zbarkon në Rinas në orët e vona të mbrëmjes, asnjë stërvitje në Shqipëri (FOTO LAJM)

Kombëtarja e Anglisë ka zbarkuar në Rinas në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku do të ndeshet me Kombëtaren Shqiptare në “Air Albania”.

Ndeshje e rëndësishme, të cilët konbëtarja e “tre luanëve” ka preferuar ta përgatisë në shtëpinë e tyre duke vendosur për të mos kryer asnjë stërvitje në Tiranë.

Ishullorët mbërritën në Rinas rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të shtunës dhe menjëherë pas mbërritjes janë nisur për në hotel për t’u akomoduar.

Fillimisht anglezët kishin në plan që të bënin një vizitë në stadium thjesht për të parë ambientin, por është preferuar që futbollistët të shkojnë menjëherë në hotel pas këtij udhëtimi të gjatë e të pushojnë, për të parë vetëm nesër situatën në impiantin kryeqytetas para se të zhvillohet takimi. /alebu.com/

 


Shtuar 28.03.2021 09:06