Mbërrijnë 8,190 doza të vaksinave Pfizer në Rinas

Mbërrijnë 8,190 doza të vaksinave Pfizer në Rinas.

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Postimi i plotë:

“Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur në 703,550 doza vaksinash në vend. Deri tani, me ekipet tona mjekësore në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar #ShqipëriaBuzëqesh”


Shtuar 19.04.2021 22:14