Masakra në Bucha, publikohet momenti i vrasjes së civilëve (VIDEO)

Masakra në Bucha,  ku u vranë më shumë se 300 civilë tronditi gjithë botën. Perëndimi dënoi ashpër këtë masakër, duke e cilësuar si “krim të tmerrshëm lufte”, ndërsa nisën hetimet për të çuar provat në Gjykatën Ndërkombëtare, sipas The Guardian.

New York Times ka publikuar videon e ekzekutimit të 8 civilëve që supozohet se janë kryer nga forcat ruse në Bucha, jashtë Kievit. Gazeta amerikane ka publikuar një  video ku forcat ruse ekzekutojnë 8  ukrainas më 4 mars.

 

Moska ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat dhe Times tha se ministria ruse e mbrojtjes dhe punëve të jashtme nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Me qindra trupa civilësh të paarmatosur u panë të vrarë në rrugët e qytetit pranë Kievit, i cili u rimor nën kontroll nga ukrainasit.