Marsi ka mbërritur në Luan dhe qielli ka ndryshuar për këto shenja

Në javët e fundit, forca, pasioni dhe energjia kanë qenë jo konstante, jo gjithmonë në rrjedhje, por me pengesa. Por, nga data 11 qershor diçka ka ndryshuar në qiell. Marsi i thotë ‘bye’ dobësisë për t’u transferuar tek Luani, në shenjën që shpreh kurajë, krenari dhe sipërmarrje.

Ja sepse Luani, Dashi, Shigjetari, Demi dhe Akrepi mund të vendosin t’i thonë ‘mjaft’ diçkaje që i limiton, që u imponon rigorozitet dhe precizion, sepse bëhet fjalë për diçka që nuk shërben më, që ka rreshtur së funksionuari.

Për Ujorin dhe Bricjapin do të jetë më pak e thjeshtë të braktisin bindje ose zakone të caktuara, kurse Gaforrja e Peshorja mund të rigjejnë forcë nëse dikush ose diçka do të dijë t’i motivojë, t’i shtyjë,  ta bëjnë.

Binjakët do të dinë të mbrojnë me shumë bindje idetë dhe parimet e tyre, Virgjëresha do të ketë më pak dëshirë për të folur e vepruar (por më shumë kohë për të menduar), kurse Peshqit do të bëjnë diçka të vogël dhe interesante por me një entuziazëm shumë special, të rrallë.

Shtuar 13.06.2021 16:44