Maroku pezullon fluturimet direkte me Britaninë e Madhe

Maroku po pezullon fluturimet direkte me Mbretërinë e Bashkuar për shkak të shqetësimeve Covid-19, thotë linja ajrore më e madhe e vendit, Royal Air Maroc.

Pezullimi hyn në fuqi sonte, raporton albeu.com.

Fluturimet me Gjermaninë dhe Holandën gjithashtu do të pezullohen.

Rastet ditore të Covid në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë mbi 40,000 për shtatë ditë rresht, me 43,738 infeksione të reja të raportuara të martën, dhe numri i pacientëve në spital u rrit me 10% në një javë. Vdekjet nga Covid, megjithatë, mbeten shumë nën kulmin e dimrit të kaluar./albeu.com


Shtuar 20.10.2021 16:59