Makina del nga rruga në Prrenjas, një i vdekur dhe një i lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Prrenjas. Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi. Gjithashtu është lënduar edhe pasagjerja që ndodhej në makinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/ Informacion paraprak

Më datë 23.08.2021,rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe,  Prrenjas, shtetasi Z.S., 43 vjeç, banues në Prrenjas duke drejtuar mjeti tip “Toyota “, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë  drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, si dhe është dëmtuar 1 pasagjere, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit./albeu.com


Shtuar 23.08.2021 15:56