Makina del nga rruga në Krujë, lëndohet shoferi dhe dy pasagjerët

Një aksident ka ndodhur sot në Krujë, raporton albeu.com.

Një mjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar shoferi 20-vjeçar dhe dy pasagjerët.

Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 11.10.2021, rreth orës 09:55, në Krastë, Krujë, shtetasi K. D., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 11.10.2021 11:36